Skip to main content

Shpallje


HAPJA E PROCEDURËS SË TENDERIMIT PËR ZGJEDHJEN E FURNIZUESIT TË MUNDËSISË SË FUNDIT

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët se ka shpallur Tenderin për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF).

Ofrimi i shërbimit të furnizimit të garantuar me energji elektrike, sipas ligjeve në fuqi, duhet të ofrohet kur një furnizues me pakicë falimenton ose nuk është më i licencuar, ose kur një konsumator i parregulluar nuk ka arritur të ripërtërijë kontratën e tij ose të hyjë në një kontratë të re furnizimi. Sipas Ligjit për Energji Elektrike, Furnizimi i garantuar është shërbim i kufizuar në një periudhë maksimale prej 60 ditësh dhe i nënshtrohet çmimeve të përcaktuara në përputhje me Rregullën dhe metodologjinë për Furnizuesin e mundësisë së Fundit.

Afatit për pranim të ofertave është në dosjen e tenderit deri me 19.05.2025 deri në ora 14:00

ZRRE do të bëjë hapjen publike të tenderit në adresën, Rr. Bekim Fehmiu (Ish Ndërtesa e Fazitës), kati:2, 10000 Prishtinë, Kosovë, me datë 19.05.2025, në ora 14:30.

 

Dosja e Tenderit për Furnizuesin e Mundësisë së Fundit

V_2695_2025

 


 

 

 

 

 


Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës:

 

 

 

 

 

 

Njoftim për shtyrjen e afatit të Konkursit Publik të dates 08.08.2024

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është deri më:  26 gusht 2024 ora 16:00

Aplikacionet bashkë me dokumentet përcjellëse për aplikim, dërgohen online në emalin zyrtar: rekrutimi@ero-ks.org