Skip to main content
02.12.2022

NJOFTIM PUBLIK

Shoqëria „Pro Energy “ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 810173047 me adresë: Rruga „Xhorxh Bush“ nr. 26, 10000 Prishtinë, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 3 MW ZK Grackë e Vjetër, Komuna e Lipjanit, Republika e Kosovës.

Aplikuesi shoqëria „Pro Energy “ SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 3 MW, ZK Grackë e Vjetër, Komuna e Lipjanit, me rastin e aplikimit ka dorëzuar në ZRRE edhe dëshmitë shtyllë për marrje të AUTORIZIMT FINAL siç janë:

  • Pëlqimi Mjedisor Nr. 20/3899/MEA dt. 03.02.2021 të lëshuar nga Ministria e Ambientit.
  • Aktvendimin për Kushte Ndërtimore 08-351-43995 dt. 22.03.2022 të lëshuar nga Komuna e Lipjanit.
  • Pëlqimin Elektroenergjetik nr. 4637 dt. 06.06.2022 të lëshuar nga KEDS.
  • Vendimin për Leje Ndërtimore 08 Nr.351/01-20139 dt. 13.07.2022 të lëshuar nga Komuna e Lipjanit.
  • Vendimin 08 Nr.351/01-16126 dt. 30.09.2022 për Leje për vendosjen e instalimeve të infrastrukturës nëntokësorë kabllo energjetike 10(20)kV të Lëshuar nga komuna e Lipjanit.

Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar kërkesën formale për tu përfshirë në kornizën rregullative sipas dispozitave ligjore të Rregullës për Skemën Mbështetëse.

Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: fatos.hasani@procredit-group.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org

Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.