Skip to main content
01.07.2024

KOMUNIKATË

Seanca e tetë (VIII) e Bordit të ZRRE

Më 01 korrik 2024, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur seancën e tij të tetë (VIII) për këtë vit.

Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së pas shqyrtimit të kërkesës së ALPEX, ka miratuar Listën e Tarifave për zonën e ofertimit të Republikës së Kosovës, si Operator i Emëruar i Tregut të Energjisë Elektrike (NEMO) që ndërlidhen me Tregun Ndërditorë.

Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe  miratuar 84 kërkesa për dhënien e autorizimit për ndërtimin të paneleve Solare për konsumatorët vetë- prodhues (prosumator) me gjithsej 1.2MW.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë ankesat e konsumatorëve, si dhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e  Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së www.ero-ks.org.