Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton publikun dhe palët e interesit se ka publikuar për konsultim publik Rregullën për Bashkësitë e Energjisë nga Burimet e Ripërtërishme (BEBR) në Kosovë.
Qëllimi i kësaj rregulle është krijimi i kornizës rregullative për themelimin, organizimin dhe funksionimin e Bashkësive të Energjisë nga Burimet e Ripërtërishme, në përputhje me legjislacionin në fuqi.