Njoftim
Vizita e Komisionit Parlamentar Për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në ZRRE
Sot, më 23 tetor 2023, Anëtarë të Komisionit parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të udhëhequr nga kryetari i komisionit Z. Ferat Shala, kanë vizituar Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Përfaqësuesit e Komisionit janë takuar me anëtarët e Bordit të ZRRE për tu njoftuar nga afër me zhvillimet në lidhje me rregullimin e sektorit të energjisë.
Kryesuesi i Bordit të ZRRE, Z. Ymer Fejzullahu, ka njoftuar anëtarët e Komisionit Parlamentar lidhur me situatën elektroenergjetike në vend si dhe me vendimet e nxjerra nga Bordi gjatë kësaj periudhe. Në këtë aspekt, Kryesuesi Fejzullahu, ka theksuar vendimet e fundit për sa i përket fillimit të operimit të Bursës ALPEX, si dhe vendimet që kanë të bëjnë me përkrahjen e investimeve në Burimet e riprtërishme të energjisë.
Komisioni është njoftuar rreth zbatimit të planit të përformancës së ZRRE-së për vitin 2023, dhe finalizimin e metodologjisë së përcaktimit të taksave për kyçje dhe metodologjisë së përcaktimit të parimeve të çmimeve në treg konkurrues përmes ankandit.
Përfaqësuesit e Komisionit Parlamentar janë interesuar në lidhje me draft ligjet për sektorin e energjisë, si dhe për çështje që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë financiare të Sektorit, dhe punën e ZRRE-së në zbatim të Strategjisë së Sektorit të Energjisë.
Po ashtu përfaqësuesit e Komisionit janë interesuar të dinë në lidhje shërbimet që ndërmarrjet e licencuar ju ofrojnë konsumatorëve.
Kryesuesi Fejzullahu ka theksuar se ZRRE-ja ka qenë pjesëmarrëse në grupet punuese që kanë punuar në hartimin e Draft Ligjeve dhe ka dhënë kontributin e vet ne ketë aspekt. Po ashtu ka theksuar se përformanca financiare e ndërmarrjeve është në përmirësim e sipër, furnizimi me energji elektrike është i qëndrueshme si dhe janë bërë remontetet e nevojshme të njësive gjeneruese që garanton siguri dhe stabilitet në furnizim me energji elektrike.
Përfaqësuesit e Komisionit kanë shprehur konsideratën e tyre për punën që po bënë ZRRE dhe kanë kërkuar përkushtim edhe më të madh në realizimin e detyrave për rregullimin e sektorit të energjisë si një ndër sektorët më të rëndësishëm në vend.
- Log in to post comments