KOMUNIKATË
Seanca e pestë (V) e Bordit të ZRRE
Më 03 maj dhe 13 maj 2024, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur seancën e tij të pestë (V) me radhë për këtë vit.
Në këtë seancë, pas shqyrtimit të kërkesave, Bordi i ZRRE ka miratuar:
- Bilancin afatgjatë të energjisë termike për periudhën 2024-2033 të NQ Termokos dhe NQ Gjakova;
- Planin Zhvillimor pesë (5) vjeçar dhe Planin Investiv një (1) vjeçar të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS);
- Tetëdhjetë (80) autorizime për vetë-konsum me gjithsej 1.8 MW;
Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar Raportin mbi Mangësitë dhe Rekomandimin për Sistemet Matëse të Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Raportin të Monitorimit për Ndërmarrjen Iber Lepenci.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org .
- Log in to post comments