Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) fton konsumatorët, shoqërinë civile, kompanitë e rregulluara, ALPEX dhe palët e tjera të interesit të shqyrtojnë të dhënat dhe qëndrimet e ZRRE-së të ofruara në këtë Raport, me të cilat ata mund të mos pajtohen, dhe t’i komentojnë ato duke përmirësuar gabimet e bazuara në fakte, duke ofruar kundër-argumente apo duke ofruar të dhëna të reja të cilat ZRRE mund të mos i ketë konsideruar.