Skip to main content
30.08.2023

Konsultim publik _Taksat e aplikuara nga Bursa ALPEX

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) fton konsumatorët, shoqërinë civile, kompanitë e rregulluara, ALPEX dhe palët e tjera të interesit të shqyrtojnë të dhënat dhe qëndrimet e ZRRE-së të ofruara në këtë Raport, me të cilat ata mund të mos pajtohen, dhe t’i komentojnë ato duke përmirësuar gabimet e bazuara në fakte, duke ofruar kundër-argumente apo duke ofruar të dhëna të reja të cilat ZRRE mund të mos i ketë konsideruar. Komentet për këtë Raport Konsultativ mund të dorëzohen në formë elektronike përmes e-mailit në ero.pricing-tariffs@ero-ks.org ose të dorëzohet në formë të shtypur në adresën e mëposhtme:

Taksat e aplikuara nga Bursa ALPEX

Zyra e Rregullatorit për Energji
Departamenti për Tarifa dhe çmime
Rr. Bekim Fehmiu (ish Ndërtesa e Fazitës kati 2, 10000 Prishtinë, Kosovë
Prishtinë, 10000, Kosovë

Data e fundit për komente është 14 shtator 2023.