Skip to main content
05.04.2024

KOMUNIKATË

Seanca e jashtëzakonshme

Seanca e katërt (IV) e Bordit të ZRRE

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në mbledhjen e katërt (IV) për këtë vit, të mbajtur sot, me datë 05 prill 2024, ka ndërmarr veprimet ligjore për zbatim të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me kompensimin e dëmit konsumatorëve, të cilët janë faturuar për shpenzimet e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës dhe atë, për periudhën kohore nga dt. 06.02.2012 e deri më dt. 20.10.2017.

Bordi i ZRRE sipas Aktgjykimit të Gjykatës, ka vendosur që të obligojë Shërbimet e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike që të kompensojë vetëm konsumatorët të cilët vërtetohet se kanë qenë aktiv dhe kanë kryer detyrimet e pagesave për periudhën nga data 06.02.2012 deri më datën 20.10.2017. Këta konsumatorë do të kompensohen duke u zbritur në faturat e rregullta mujore vlerën përkatëse të kompensimit.

Sipas vendimit të Bordit të ZRRE-së, kompensimi i konsumatorëve do të bëhet duke filluar nga data 01 qershor 2024 deri më 28 shkurt 2030.

Vendimi i Bordit të ZRRE do të publikohet në faqen elektronike zyrtare të ZRRE  www.ero- ks.org.