Skip to main content
18.08.2023

KOMUNIKATË

Seanca e tetë (VIII) e Bordit të ZRRE

 

Sot, më 18 gusht 2023, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji e Kosovës (ZRRE) ka  mbajtur seancën e tetë me radhë për ketë vit.

Në këtë seancë, Bordi ka miratuar Rregullën për Vet-Konsumatorët me Burime të Ripërtëritshme. Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulle, konsumatorët e energjisë elektrike të të gjitha niveleve të tensionit mund të fitojnë statusin Prosumator apo Vet-Konsumues, si dhe do të kompensohen me anë të faturimit neto për energjinë që ata injektojnë në rrjet.

Në këtë seancë, Bordi ka marrë vendim për dhënien e autorizimit për ndërtim të projektit solar prej 150 MW në Komunën e Gjakovës për ndërmarrjen Solar Energy Group Europe, dhënien e autorizimit për ndërtim të projekteve tjera Solare me 1 MW për ndërmarrjen Eling Grup, si dhe Energy Development Grup prej 6 MW.

Po ashtu Bordi ka trajtuar kërkesat për Wind Park Zatric me kapacitet total të dy projekteve prej 70 MW të cilat do të trajtohen sipas kornizën së rregulluar.

Po ashtu në këtë seancë Bordi miratuar kërkesat për dhënie të Licencave për ndërmarrjet Eurosol&Energy LTD, MCM COMMODITIES dhe MONTING.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org .