Skip to main content
20.03.2023

Kryesuesi I Bordit të ZRRE-së takohet me shefin e zyrës së EBRD-së

Më 20 mars 2023, në ambientet e Zyrës së Rregullatorit për Energji, u zhvillua një takim midis Kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji z. Ymer Fejzullahu dhe Shefit të Zyres se EBRD-se për Kosove z. Sergiy Masclichenko.

Takimi kishte per qellim njohjen me situatën ne Sektorin e Energjisë Elektrike si dhe me perspektivën ne zhvillimin e projekteve të burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Nga ana e ZRRE-së u be një prezantim i hollësishëm i kornizës ligjore ne vend, duke paraqitur edhe synimet e vendosura në Strategjinë e Energjisë per sa i përket zhvillimit të BRE-ve.

Duke vlerësuar lartë bashkëpunim ndër vite, u theksua përkushtimi i përbashkët për zhvillimin dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të partneritetit me EBRD në procese të rëndësishme për zhvillimin e sektorit, me theks të veçantë ne projektet e infrastrukturës së KOSTT dhe KEDS  që kanë të bëjnë me  integrimin e BRE-ve.