Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dëshiron të sqarojë opinionin publik se aktualisht nuk është marrë asnjë vendim për rritjen e tarifave të energjisë. Me qëllim që të sigurohet transparencë dhe të krijohet mundësia e një dialogu të hapur nga të gjitha palët e interesuara, ZRRE-ja ka vendosur të ndajë për konsultim publik Raportin Konsultativ për të Hyrat e Lejuara Maksimale.