Skip to main content
  • 02.05.2025
    KOMUNIKATË

    Seanca V e Bordit të ZRRE-së në 2025

    Më 30.04.2025, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e pestë për vitin 2025. Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar Bilancin Vjetor të Energjisë Elektrike për vitin 2025, si dhe ka shqyrtuar dhe aprovuar shtatë kërkesa nga personat fizik dhe njëmbëdhjetë kërkesa të subjekteve juridike për marrjen e autorizimeve për vetë-konsum, me kapacitet total të instaluar prej 1131.88 kW.

  • 29.04.2025
    Mbledhja e pestë (V) e Bordit të ZRRE-së për vitin 2025

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton opinionin publik se më 30 prill 2025 (e mërkurë), duke filluar nga ora 13:30, do të mbahet mbledhja e pestë e Bordit të ZRRE-së, sipas agjendës së bashkangjitur.

     

    Agjenda

    situs toto

     

     

     

  • 28.024.2025
    Rritja e tarifave të energjisë elektrike dhe ndikimi te konsumatorët në veri

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton opinionin publik se Bordi i ZRRE me datë 16.04.2025 ka aprovuar edhe Tarifat për Shfrytëzimin e Sistemit të Transmetimit, Operimit të Sistemit dhe Operimit të Tregut, si dhe Tarifat për Shfrytëzimin e Sistemit të Shpërndarjes, të cilat tarifa janë të detyrueshme për të gjithë Furnizuesit e energjisë elektrike në tërë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe Furnizuesin e energjisë elektrike Elektrosever.

  • 25.04.2025
    Takim informues i Zyrës së Rregullatorit për Energji me furnizuesit e energjisë elektrike në Republikën e Shqipërisë

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) zhvilloi sot një takim informues me furnizuesit e energjisë elektrike që operojnë në Republikën e Shqipërisë, në ambientet e Entit Rregullator të Energjisë (ERE) në Tiranë. Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i operatorëve të tregut shqiptar mbi ecurinë e procesit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Republikën e Kosovës.

  • 23.04.2025
    Zyra e Rregullatorit për Energji mban takim me furnizuesit e licencuar lidhur me procesin e liberalizimit të tregut të energjisë në Kosovë

    Sot, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur një takim me të gjithë furnizuesit e licencuar në Republikën e Kosovës. Ky takim kishte për qëllim diskutimin gjithëpërfshirës të të gjitha çështjeve që lidhen me procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në vend.