Skip to main content
10.10.2024

Takimi i Drejtorit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë me Bordin e ZRRE-së

Më 09.10.2024, Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, z. Arthur Lorkowski vizitoi ZRRE-në ku u prit në takim nga Bordi i ZRRE-së.

Diskutimet gjatë këtij takimi u fokusuan në zhvillimet e fundit në sektor, përfshirë Metodologjinë për Kalkulimin e Kapaciteteve Regjionale (CCR) dhe ndryshimet e tjera legjislative,  Bursën Shqiptare të Energjisë (ALPEX), investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit në pergjithesi.

ZRRE vazhdon të mbetet e angazhuar në sferën ndërkombëtarë për të forcuar më tej bashkëpunimin me organizatat kyçe në fushën e energjisë dhe për të lehtësuar integrimin e sektorit të energjisë të Kosovës në tregun evropian.