Njoftim!
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) priti në takime të ndara përfaqësuesit e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (OSSh), përfaqësuesit e Furnizuesit KESCO dhe përfaqësuesit e Operatorit të Sistemit të Transmisionit (OST/OT)
Sot, me datë 4 gusht 2022, Bordi i ZRrE-së, priti në takime të ndara përfaqësuesit e OSSh-së, KESCO dhe OST/OT-së. Në këto takime, u diskutua rreth gjendjes aktuale të sektorit të energjisë, me theks të veçantë rritja e çmimeve të energjisë elektrike dhe vështirësitë që është duke shkaktuar vonimi i alokimit të subvencionit në sistem.
Po ashtu, në këto takime u diskutua edhe çështja e devijimeve që vendi ynë është duke i shkaktuar në sistemin ndërkombëtar dhe është duke e rrezikuar Marrëveshjen e Kyçjes me ENTSO, si dhe gjetja e modaliteteve për vazhdimin e Marrëveshjes së Kyçjes së Republikës së Kosovës në Asociacionin Evropian për Bashkëpunim të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit - ENTSO-E.
Ndër të tjera, u theksua edhe rëndësia e mbylljes së obligimeve financiare të operatorëve të licencuar ndaj njëri – tjetrit, si dhe ndikimi që këto vonesa po e shkaktojnë sektor. Sipas informacioneve të marra nga të licencuarit në fjalë, mos alokimi i subvencionit të Qeverisë për energjinë elektrike, është duke e rrezikuar Marrëveshjen e Kyçjes me ENTSO-E dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike.
Të pranishmit u zotuan të bashkëpunojnë edhe më tej me njëra-tjetrën, si dhe me institucionet tjera publike në vend, në mënyrë që të ruhet qëndrueshmëria e furnizimit me energji elektrike.
- Log in to post comments