Skip to main content
12.08.2022

NJOFTIM PER MEDIA

Furnizuesit me Shërbim Universal (FSHU) me datë 12 gusht 2022 ka dërguar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) propozimin për tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët që furnizohen nën kushte të shërbimit universal (konsumatorët e rregulluar). Ky propozim vjen si rrjedhojë e kërkesës për shqyrtim të jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale nga FSHU.

ZRRE është duke shqyrtuar arsyeshmërinë e propozimit të FSHU-së dhe në ditët në vijim do të njoftojë publikun për veprimet që do të ndërmerren nga rregullatori.

Aplikacioni i FSHU-së për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të të Hyrave të Lejuara Maksimale dhe propozimi për tarifa nga FSHU mund të gjendennë faqen elektroniketë ZRRE-së në linkun:https://www.ero-ks.org/zrre/sq/proceset-e-shqyrtimeve-tarifore