Skip to main content
15.08.2023

Njoftim!

Sot, me 14 nëntor 2023, në Athinë të Greqisë, me mbështetjen e USAID dhe NARUC, Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së së bashku me Kryesuesit e Bordeve të Rregullatorëve të Shqipërisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriu, Drejtorët ekzekutiv të Operatorëve të Sistemit të Transmetimit (OST-ve), dhe Bursave të Energjisë Elektrike (PX-ve) të vendeve përkatëse, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit lidhur me projektin e Bashkimit të Tregut.

Ky Memorandum i Mirëkuptimit për Bashkimin e Tregut të Energjisë Elektrike të Evropës Juglindore mes vendeve respektive krijon kuadrin ligjor dhe rregullativ për bashkëpunimin për të çuar përpara integrimin e tregut pan-evropian të energjisë elektrike. Integrimi i tregut rajonal të energjisë elektrike të vendeve përkatëse do të përmirësojë sigurinë e furnizimit, konkurrencën, transparencën dhe përmbush detyrimet që kemi si shtet në raport me tregun pan-evropian. Në Memorandumin e Mirëkuptimit janë përcaktuar detyrat e strukturave zbatuese të institucioneve përkatëse të cilët do të mbikëqyrin progresin e përgjithshëm dhe të promovojnë zhvillimin dhe zbatimin e suksesshëm të bashkimit të tregut të ditës në avancë midis tregjeve të energjisë elektrike të Shqipërisë, Greqisë, Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës.

Në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit, është themeluar Grupi Implementues për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike.  Me shumicë absolute të votave, Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, z.Ymer Fejzullahu, është zgjedhur Kryesues i Grupit Implementues të bashkimit të tregjeve të energjisë elektrike. Grupi Implementues për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike përbëhet nga Kryesuesit e Bordeve të Rregullatorëve të vendeve respektive.