Skip to main content
01.03.2023

Njoftim!

Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Ymer Fejzullahu ka pritur në takim përfaqësuesit e Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW), me qëllim te informimit ne lidhje me bazën rregullative te eficiencës së energjisë.

Kryesuesi i Bordit z. Fejzullahu, ka informuar te pranishmit me zhvillimet e fundit të kornizës rregullatore sa i përket Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë, dhe ka potencuar rëndësinë e madhe të mbështetjes së donatorëve dhe në veçanti ndihmën e KfW dhënë për sektorin e energjisë.