Skip to main content
13.06.2023

Konsultim Publik_Bilanci Afatgjate i Energjisë Elektrike 2023-2032

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), njofton të gjitha palët e interesuara se ka vendosur në konsultim publik draftin e Bilancit Afatgjatë të Energjisë Elektrike 2023-2032.

Bilanci Afatgjatë i Energjisë Elektrike 2023-2032 është hartuar nga Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Tregut  KOSTT  sh. a. në pajtim me Ligjin   Nr. 05/L-081 për Energjinë  (Neni 8) si dhe dokumentin Rregulla dhe Metodologjia për Përgatitjen e Bilanceve tё  Energjisё Elektrike.

Ky dokument miratohet për një periudhë dhjetë vjeçare, dhe azhurnimet e tij miratohen çdo dy  vjet, dhe paraqet parashikimet 10 vjeçare të bilancit në mes të prodhimit dhe kërkesës për energji elektrike. Gjithashtu paraqet projeksionet e nevojave për import dhe potencialeve për eksport të energjisë elektrike, si dhe vlerëson nivelin e emetimit te ndotësve gjatë procesit të prodhimit të energjisë elektrike.

Për parashikimin e Bilancit Afatgjatë të Energjisë Elektrike janë marrë për bazë objektivat strategjike kombëtare të zhvillimit të sektorit të energjisë të shpalosura në  Strategjinë  e Energjisë 2022-2031, e cila është aprovuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Bilancit Afatgjatë të Energjisë Elektrike 2023-2032, përmban të dhëna dhe informata nga të gjitha palët relevante të përfshira në tregun e energjisë elektrike dhe do të aprovohet nga Bordi i ZRRE, pas përfundimit të konsultimit publik me të gjitha palët e interesuara.

ZRRE fton të gjithë të interesuarit që komentet e tyre rreth këtij dokumenti, ti paraqesin me shkrim, deri me 26 qershor 2023, në adresën info@ero-ks.org.  

Po ashtu komentet mund të dërgohen edhe në adresën postare të ZRRE-së:

Zyra e Rregullatorit për Energji
Departamenti për Treg të Energjisë
Rr. Bekim Fehmiu (Ish Ndërtesa e Fazitës), kati:2,

Prishtinë, 10 000 Kosovë.

 

 

BILANCI AFATGJATË I ENERGJISË ELEKTRIKE   2023-2032