Skip to main content
  • 05.11.2025
    Njoftim për Konsultim Publik “Rregulla për Mekanizmin Mbështetës të Energjisë së Ripërtërishme”

    Teksti përshkrues: Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se ka vendosur në konsultim publik dokumentin “Rregulla për Mekanizmin Mbështetës të Energjisë së Ripërtërishme”

  • 23.10.2025
    Takim i radhës i Grupit Implementues për Bashkimin e Tregjeve të Energjisë Elektrike ndërmjet Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

    Me datë 22.10.2025 nën udhëheqjen e Kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji z.Fejzullahu, njëkohësisht edhe udhëheqës i Grupit Implementues të Projektit të Bashkimit të Tregut të Energjisë Elektrike në mes të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, është mbajtur takimi i radhës i Grupit Implementues për bashkimin e tregjeve të energjisë elektrike.

  • 23.10.2025
    KOMUNIKATË PËR MEDIA

    Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), z. Ymer Fejzullahu, ka marrë pjesë në takimin e rregullt të Kryesuesve dhe të anëtarëve të Bordit të Asociacionit Rajonal të Rregullatorëve të Energjisë (Energy Regulators Regional Association – ERRA).

  • 17.10.2025
    ZRRE pjesë e panelit për gratë në energji organizuar nga CEER

    Këtë javë, Këshilli i Rregullatorëve Evropian të Energjisë (CEER) organizoi ngjarjen “Women in Energy Awayday” në Sekretariatin e CEER-it në Bruksel, që mblodhi profesionistë nga sektori i energjisë për të diskutuar dhe ofruar trajnim mbi barazinë gjinore në sektorin e energjisë.

  • 09.10.2025
    KOMUNIKATË PËR MEDIA

    Më 8 tetor 2025, Bordi i Zyrës e Rregullatorit për Energji (ZRRE) priti në takim përfaqësuesit e një misioni të përbashkët të Bankës Botërore dhe të International Financial Corporation (Korporatës Ndërkombëtare Financiare – IFC), të cilët po qëndrojnë në Prishtinë në kuadër të përgatitjes së Diagnostifikimit të Sektorit Privat në Kosovë -  CPSD.