KOMUNIKATË
Seanca III e Bordit të ZRRE-së në 2026
Më 22.04.2026, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e tretë për vitin 2026. Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe aprovuar dokumentet si në vijim: Bilanci i Energjisë Elektrike për vitin 2026, Rregulla mbi Kompenzimin Financiar për Kufizimin sipas Skemave Mbështetëse, Rregulla për Garancitë e Origjinës, Plani Pesë-vjeçar për Zhvillimin e Rrjetit të Transmetimit për Periudhën 2026-2030, Plani Dhjetë-vjeçar për Zhvillimin e Rrjetit të Transmetimit për Periudhën 2026-2035 dhe Raporti i Vlerësimit të Konkurrencës në Sektorin e Energjisë për vitet 2024-2025. Bordi ka shqyrtuar poashtu edhe Amandamentimin e Rregullave të Tregut dhe përgjigjet ndaj komenteve ne Raportin e Monitorimit të HC Ujmani. Në këtë seancë është bërë edhe shqyrtimi i propozimit për vendosjen e obligimit të shërbimit publik për furnizim me shërbim universal me ç’rast ky obligim i është caktuar KESCO-s për periudhë 2 vjeçare, përkatësisht deri më 31 mars 2028. Është bërë edhe shqyrtimi i propozimit/vendimit për përcaktimin e përgjegjësive të Operatorit të Energjisë së Ripërtëritshme.
Sa përket prodhimit të energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë, është aprovuar lëshimi i autorizimit për subjektin juridik LE KOSOVO RENEWABLE ENERGY JSC dhe janë aprovuar edhe 53 (pesëdhjetë e tri) kërkesa për marrjen e autorizimit për vetë-konsum, përkatësisht 38 (tridhjetë e tetë) persona fizik dhe 15 (pesëmbëdhjetë) subjekte juridike, me kapacitet total prej 2 MW.
Gjatë kësaj seance, është bërë edhe shqyrtimi i ankesave të konsumatorëve dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen elektronike www.ero-ks.org
- Log in to post comments