ZRRE mban takim me ekipin e Bankës Botërore
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka zhvilluar sot një takim me ekipin e Bankës Botërore, në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm për avancimin e sektorit energjetik në Kosovë.
Gjatë takimit, diskutimet u fokusuan në mbështetjen teknike (TA) lidhur me metodologjinë e kufizimit (Curtailment Methodology) dhe përditësimin e Rregullave të Tregut. Palët shqyrtuan gjithashtu çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e tregut të energjisë, përfshirë aspektet rregullatore dhe legjislacionin përkatës që mundëson një operim efikas dhe transparent të sektorit.
ZRRE theksoi rëndësinë e harmonizimit të mëtejshëm të kornizës ligjore dhe rregullatore me praktikat ndërkombëtare, me qëllim krijimin e një tregu të qëndrueshëm, konkurrues dhe të orientuar drejt integrimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
ZRRE vlerëson lart bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme nga Banka Botërore, në zhvillimin e një sektori energjetik të qëndrueshëm dhe të besueshëm në vend.
- Log in to post comments