Pjesëmarrja e Kryesuesit të Bordit të ZRRE-së z. Ymer Fejzullahu në Takimin e Kryesuesve të ERRA-s
Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), z.Ymer Fejzullahu mori pjesë në Takimin e Kryesuesve të Energy Regulators Regional Association (Asociacioni Rajonal i Rregullatorëve të Energjisë-ERRA) , të mbajtur më 28 tetor 2024, në Tiranë. Ky takim mblodhi figurat kyçe rregullative dhe ekspertë të sektorit të energjisë për të diskutuar sfidat dhe zhvillimet urgjente në infrastrukturën dhe politikat energjetike.
Takimi trajtoi çështje kritike si mungesa e rrjetit që rezulton nga rritja e depërtimit të energjisë së ripërtëritshme dhe përshtatjet rregullative të nevojshme për të menaxhuar këtë tranzicion si dhe u prezantuan edhe disa raste të studimit. Sesioni për sigurinë kibernetike theksoi dobësitë në infrastrukturën energjetike, duke theksuar nevojën për mbrojtje të shtuar kundër kërcënimeve si dhe rëndësinë e infrastrukturës përkatëse në zhvillimin e një tregu funksional të energjisë.
Takimi përfundoi me një përmbledhje të aktiviteteve të ardhshme të ERRA-s, duke inkurajuar për një bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet rregullatorëve të energjisë në rajon.
- Log in to post comments