Skip to main content
04.08.2025

Njoftimi Publik - Aplikacioni për Autorizim për QAZIM R.GASHI B.I.-BABIMOC 1

Shoqëria „Qazim R. Gashi B.I.“, me numër Unik Identifikues 810945876 me adresë: Rr. “UÇK“ Nr. 66, Komuna e Prishtinës Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 19.03.2025 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare PROJEKTI BABIMOC 1 me kapacitet të instaluar prej 1.5 MW ZK Babimoc, Komuna e Obiliqit, Republika e Kosovës.

Shoqëria „Qazim R. Gashi B.I.“, për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 1.5 MW ZK Babimoc, Komuna e Obiliqit, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:

 

  • Pëlqimin Mjedisor Nr.5895-2/23 dt. 07.05.2024 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  • Aktvendim – Kushte Ndërtimore 05-351-02-38092-24 dt. 20.12.2024 të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban Pronë dhe Kadastër e Komunës së Obiliqit.
  • Aktvendim për Leje Ndërtimore Numri i Lëndës: 05-070-05-39569/25 të datës 31.01.2025 për “Ndërtimin e Sistemit Solar Fotovoltaike – Parku Solar Babimoc 1 me kapacitet prej 1.5 MW, ZK Babimoc, të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban Pronë dhe Kadastër e Komunës së Obiliqit.
  • Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 19418 dt. 23.12.2024 të lëshuar nga KEDS SH.A.
  • Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
  • Deklaratën për shitjen e energjisë;
  • Deklarimet financiare;
  • Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit
  • Kontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC)
  • Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar,
  • Plani i Biznesit; dhe
  • Plani Dinamik i Realizimit.

 

Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.

Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: qazimgashibi@yahoo.com edon.neziri@acesolar-ks.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org

Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.

situs toto