Konsultim Publik
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), njofton të gjitha palët se, duke u mbështetur në plotësim të dispozitave të dalura nga Rregullat e ALPEX dhe Procedurat, ALPEX SH.A ka përgatitur draft dokumentet si më poshtë, të cilat ZRRE I ka pranuar si propozim per aprovim, dhe të njejtat i vendos në diskutim publik.
- Propozim për aprovimin e produkteve dhe llojet e urdhërporosive që do të tregtohen fillimisht në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike – ALPEX sh.a.
- Propozim për aprovim mbi mënyrën e tregtimit të kontratave të lidhura ndërmjet dy pjesëmarrësve të tregut jashtë bursës (Over the Counter - OTC) midis shoqërive që nuk ju është vendosur detyrimi për shërbimin publik, në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike – ALPEX sh.a.
- Propozim për aprovimin e rregullit të përcaktimit të Urdhërporosive fituese në rastin kur një segment i grupuar i Urdhërporosive Shitjeje/Blerjeje do të pranohet pjesërisht sipas parashikimeve të seksionit B.2.1 të Procedurës së Tregtimit.
- Propozim për aprovim lidhur me përcaktimin e Portofoleve të Anëtarëve të Bursës që do trajtohen me Urdhërporosi Marrëse të Çmimit me Përparësi (Shitjeje/Blerjeje) dhe renditjen e tyre sipas prioritetit në Tregjet e Ankandeve të Ditës në Avancë dhe Brenda së Njëjtës Ditë në Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike – ALPEX sh.a.
- Propozim për aprovim të Çmimeve Maksimale dhe Minimale të Urdhërporosive për Tregun e Ankandeve të Ditës në Avancë.
- Propozim për aprovim të Marrëveshjes për Anëtarësim në Bursë për Tregun e Kosovës
- Propozim për aprovimin e Tarifave të ALPEX SHA në tregun e Kosovës
- Propozim për aprovimin e Kufirit Minimal dhe Maksimal të Lejuar të Çmimit për Tregun e Ditës në Avancë (Maximum and Minimum Price Threshold), për të cilin ALPEX-i i referohet si mundësi për kryerjen e një ankandi të dytë, sipas përcaktimeve të Procedurës së Tregtimit.
- Propozim për Aprovimin e Procedurës së Komitetit të Bursës Shqiptare të Energjisë Elektrike - ALPEX sh.a,
ZRRE fton të gjithë të interesuarit që komentet e tyre rreth këtyre dokumenteve, ti paraqesin, deri me 11 gusht 2023, në adresën info@ero-ks.org.
Po ashtu komentet mund të dërgohen edhe në adresën postare të ZRRE-së:
Zyra e Rregullatorit për Energji
Departamenti për Treg të Energjisë
Rr. Bekim Fehmiu (Ish Ndërtesa e Fazitës), kati:2,
Prishtinë, 10 000 Kosovë.
- Log in to post comments