Skip to main content
14.09.2025

Njoftimi Publik - Aplikacioni për Autorizim për EBE Energy SH.P.K

Shoqëria „EBE Energy“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 811997644 me adresë: Rr. „Ferid Curri“ nr. 1, Komuna e Prishtinës, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 13.01.2025 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 3 MW ZK Shtime, Komuna e Shtimes, Republika e Kosovës.

Shoqëria „EBE Energy“ SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 3 MW ZK Shtime, Komuna e Shtimes, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:

 

  • Pëlqimin Mjedisor Nr.2386-2/24 dt. 16.08.2024 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  • Pëlqimin nr. 06/26 dt. 06.02.2024 të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi e Komunës së Shtimes.
  • Vendimin për Leje Ndërtimore Numri i Lëndës: Nr. 06/351/02/9682/25 të datës 19.06.2025, dhe Numri i vrojtimit të lejes: 06/87 për “Ndërtimin e Parkut të Energjisë Solare Fotovoltaike – Mjellma 1 me kapacitet prej 3 MW, ZK Shtime, të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi e Komunës së Shtimes.
  • Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 1284 dt. 03.02.2025 të lëshuar nga KEDS SH.A.
  • Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
  • Deklaratën për shitjen e energjisë;
  • Deklarimet financiare;
  • Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit
  • Kontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC)
  • Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar,
  • Plani i Biznesit; dhe
  • Plani Dinamik i Realizimit.

Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.

Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: ebe_energy@outlook.com, festim.syla@elen-ks.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org

Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.

situs toto