Skip to main content
06.05.2022

KOMUNIKATË!

ZRRE ka mbajtur Tryezën e Hapur për Metodologjinë e Taksave për Kyçje në Rrjetin e Shpërndarjes

 

Me qëllim të konsultimit me të gjitha palët e interesuara, rreth Metodologjisë së Taksave për Kyçje në Rrjetin e Shpërndarjes, ZRRE, sot ka mbajtur Tryezë punuese si pjesë e aktiviteteve të saj që kanë për qëllim funksionimin e duhur të një sistemit të qëndrueshëm me energji.

Metodologjia e Taksave për Kyçje në Rrejtin e Shpërndarjes ka për qëllim që të përcaktojë taksat për kyçje në rrjetin e shpërndarjes të aplikuesve të ri dhe taksat për ngritjen e kapacitetit për shfrytëzuesit  aktual të rrjetit shpërndarës, si dhe të sigurojë procedura dhe informata gjithëpërfshirëse për përdoruesit ekzistues dhe përdoruesit e ardhshëm të sistemit të shpërndarjes, të cilët kërkojnë kyçje të reja ose modifikime të kyçjeve ekzistuese.

Duke qenë se këto kërkesa kanë drejtpërdrejtë implikime në  Metodologjinë e Taksave për Kyçje në Rrjetin e Shpërndarjes, ZRRE ka ftuar të gjitha Odat Ekonomike në Kosovë dhe Shoqërinë Civile, për tu konsultuar dhe debatuar lidhur me këtë Metodologji në mënyrë që pastaj ZRRE të vlerësojë mundësitë për ndryshime eventuale bazuar në dispozitat ligjore në fuqi.

ZRRE mbetet e përkushtuar që të ofrojë kushte rregullative sa më të përshtatshme për Konsumatorët e Sektorit të Energjisë dhe zhvillimin e përgjithshëm të sektorit të energjisë, i cili është po ashtu një nga faktorët kyç për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik të vendit dhe mirëqenien e qytetarëve të tij.