Skip to main content
  • 12.03.2025
    Njoftim Publik mbi Liberalizimin e Tregut të Energjisë në Kosovë

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), në përputhje me detyrimet ligjore të parashikuara në nenin 37, paragrafi 2 të Ligjit për Energjinë Elektrike, njofton se ka vazhduar procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Republikën e Kosovës. Ky proces është pjesë e angazhimit të ZRRE-së për zhvillimin e tregut të energjisë elektrike, rritjen e konkurrencës, si dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve.

  • 10.03.2025
    Njoftim

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se ka vendosur në konsultim publik dokumentin “Plani i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes për Menaxhimin dhe Reduktimin e Humbjeve 2025

  • 10.03.2025
    Njoftim

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët e interesuara se ka vendosur në konsultim publik dokumentin “Plani Investiv një (1) vjeçar të OSSh-së 2025

  • 25.02.2025
    Sqarim Publik lidhur me Spekulimet per Rritjen e Tarifave të Energjisë Elektrike

    Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) sqaron edhe një herë opinionin publik se KOSTT, KEDS dhe KESCO kanë paraqitur kërkesat për përshtatjen e të hyrave të lejuara për vitin 2025, të cilat janë dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energjisë (ZRRE), në përputhje me kërkesat ligjore. Aplikimet janë publikuar në faqen elektronike të ZRRE-së, ashtu siç janë pranuar, dhe mund të konsultohen nga publiku.

  • 20.02.2025
    Takim mes Bordit të ZRRE-së dhe ekipit të KfW-së

    KfW në bashkëpunim me AfD-në dhe Qeverinë e Kosovës kanë filluar bashkëpunimin për Huanë e Bazuar në Politika (Policy Based Loan) për sektorët e klimës dhe energjisë, duke pasur si objektivë veprime të ndryshme të politikave, ndër to edhe reformat në lidhje me KEK-un.