Skip to main content
12.05.2024

Takim mes Bordit të ZRRE-së dhe përfaqësuesit të Ambasadës Gjermane në Kosovë

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur takim me z. Mathias Conrad, zëvendës-Udhëheqës i Misionit dhe Shef i Seksionit Ekonomik në Ambasadën Gjermane në Kosovë.

Diskutimi u fokusua në zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë, lidhur me ecurinë e procesit të bashkimit të tregjeve, prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe me focus të veçantë për rëndësinë e fuksionimit të ZRRE-së si agjenci e pavarur e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe Acquis të Komunitetit të Energjisë. Në takim u diskutua edhe dhe për çështje të tjera që lidhen me mbarëvajtjen e sektorit dhe sigurinë e furnizimit me energji.

Kryesuesi i ZRRE-së z. Ymer Fejzullahu shprehu mirënjohjen e tij të thellë për mbështetjen e vazhdueshme që shteti gjerman ka ofruar për sektorin e energjisë, përmes iniciativave të ndryshme që kanë ndikuar në reformimin dhe modernizimin e këtij sektori. ZRRE mbetet e përkushtuar për të forcuar bashkëpunimin me akterët ndërkombëtarë, duke kontribuar kështu në zhvillimin dhe stabilitetin afatgjatë të sektorit energjetik në Kosovë.