Skip to main content
30.10.2024

Takim mes Bordit të ZRRE-së dhe Misionit të FMN-së

Bordi i Zyrës së Rregulatorit për Energji (ZRRE) më 29 Tetor 2024 mbajti një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (International Monetary Fund) në zyrat e ZRRE-së.

Gjatë takimit u diskutua mbi projektet e reja për gjenerimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme të energjisë dhe ndryshimet e fundit legjislative sa i përket transpozimit të Paketës së IV-t të Energjisë si dhe zhvillimin e ankadeve të erës dhe rolin e ZRRE-së në avancimin e mëtejme të këtyre proceseve. Pjesë e temave të diskutuara ishte edhe gjendje e furnizimit dhe faturimit të konsumatorëve në veri të Kosovës.

 Bordi i ZRRE-së shprehu mirënjohje për bashkëpunimin e vazhdueshëm me FMN-në dhe organizata të tjera ndërkombëtare që mbështesin ndërtimin dhe funksionimin e një sektori të qëndrueshëm energjetik në Kosovë.