Skip to main content
15.01.2025

Takim mes Bordit të ZRRE-së dhe Ekipit të MCA Kosova

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka pritur sot në takim ekipin e MCA Kosova për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në Projektin e Sistemit të Ruajtjes së Baterisë.

Kryesuesi i ZRRE-së, z. Ymer Fejzullahu i njoftoi të pranishmit me zhvillimet e fundit në ZRRE, zotimin e ZRRE-së për ta mbështetur implementimin e këtij projekti si dhe vështirësitë që ZRRE është duke hasur në aspektin e angazhimit të kapaciteteve njerëzore përkatëse për të përmbushur obligimet në kuadër të këtij projekti.

Nga MCA Kosova u prezantuan zhvillimet e fundit në projektin e baterive, shmangien e konflikteve të interesit si dhe  kornizën ligjore të nevojshme për implementimin e këtij projekti, veçanërisht ToR dhe IEA si dhe kornizën kohore për secilën komponentë në veçanti.

ZRRE vlerëson lartë mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar për sektorin energjetik në vazhdimësi përmes projekteve të ndryshme si ky i baterive që u diskutua në këtë takim që është më se i nevojshëm për stabilitetin energjetik të vendit.  ZRRE mbetet e përkushtuar që të ofroj gjithë ekspertizën dhe angazhimin e stafit të saj për të shtyrë këto projekte përpara dhe finalizimin e suksesshëm të tyre.