Njoftimi Publik - Aplikacioni për Autorizim MEDRUPLAST SH.P.K.
Shoqëria „MEDRUPLAST“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 812041119 me adresë: Rr. „Llazarevë“ pn, Komuna e Obiliqit, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 20.04.2026 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 1 MW ZK Llazarevë, Komuna e Obiliqit, Republika e Kosovës.
Shoqëria „MEDRUPLAST“ SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 1 MW ZK Llazarevë, Komuna e Obiliqit, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:
- Pëlqimin Mjedisor Nr.5900-2/25 dt. 03.12.2025 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
- Aktvendimin për Kushte Ndërtimore nr. 05-351-02-33759-25 dt. 19.02.2026 të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban, Pronë dhe Kadastër e Komunës së Obiliqit.
- Aktvendimi për Leje Ndërtimore Nr. 05-351-01-5485-26 dt. 03.03.2026 për “Instalimin e Sistemit Solar Fotovoltaik- në kulmin e objektit me kapacitet 1.0 MW, ngastra katastrale 00124-14 ZK Llazarevë, të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban, Pronë dhe Kadastër e Komunës së Obiliqit.
- Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 7376 dt. 22.05.2026 të lëshuar nga KEDS SH.A.
- Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
- Deklaratën për shitjen e energjisë;
- Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
- Parakontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC);
- Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar,
- Plani i Biznesit; dhe
- Plani Dinamik i Realizimit.
Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.
Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: edon.neziri@acesolar-ks.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org
Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.
- Log in to post comments