NJOFTIM PËR KONSULTIM PUBLIK
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton se ka pranuar nga KOSTT kërkesën për shqyrtimin dhe miratimin e Rregullave të Tregut.
Në përputhje me detyrimet ligjore dhe procedurat e aplikueshme, ZRRE ka vendosur që drafti i Rregullave të Tregut të vendoset në konsultim publik për një periudhë prej dy (2) javësh.
ZRRE fton të gjitha palët e interesit që të paraqesin komentet, vërejtjet dhe sugjerimet e tyre me shkrim.
Komentet duhet të dorëzohen më së voni deri më 31 mars 2026, ora 16:00, në adresën elektronike: info@ero-ks.org.
Të gjitha komentet e pranuara brenda afatit të përcaktuar do të shqyrtohen me kujdes përpara marrjes së vendimit përfundimtar nga ZRRE.
- Log in to post comments