Skip to main content
11.03.2026

Njoftimi Publik - Aplikacioni për Autorizim „LE KOSOVO RENEWABLE ENERGY“ J.S.C.,

Shoqëria „LE KOSOVO RENEWABLE ENERGY“ J.S.C., me numër Unik Identifikues 812268896 me adresë: Rr. „Qyteza Pejton-Mreti Zog 1, 09“, Komuna e Prishtinës, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 18.02.2026 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 9.8 MW ZK Lutogllavë, Komuna e Pejës, Republika e Kosovës.

Shoqëria „LE KOSOVO RENESWABLE ENERGY“ J.S.C., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 9.8 MW ZK Lutogllavë, Komuna e Pejës, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:

 

  • Pëlqimin Mjedisor Nr.7316-2/25 dt. 20.01.2026 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  • Kushtet e Ndërtimit nr. 08-350-66784 të dt. 19.09.2025 të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Pejës.
  • Leje Ndërtimore Numri i vrojtimit të lejes: 08-351-4491 të datës 23.01.2026, për “Vendosjen e paneleve për energji solare me kapacitet të instaluar prej 9.8 MW, ngastra katastrale 00167-6 ZK Lutogllavë, të lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Pejës.
  • Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 10652 dt. 20.08.2025 të lëshuar nga KEDS SH.A.
  • Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
  • Deklaratën për shitjen e energjisë;
  • Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
  • Kontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC);
  • Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar,
  • Plani i Biznesit; dhe
  • Plani Dinamik i Realizimit.

 

Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.

 

Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: lekosovo@limak.com.tr, shkelzen.sopjani@outlook.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org

 

Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.