Skip to main content
21.11.2025

NJOFTIM PUBLIK

Shoqëria „Dio Bes Solar“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 812023852 me adresë: Rr. „Sejdi Sojeva“ p.n., Komuna e Ferizajt, Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 06.11.2025 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 9 MW ZK Sojevë, Komuna e Ferizajt, Republika e Kosovës.

Shoqëria „Dio Bes Solar“ SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 9 MW Sojevë, Komuna e Ferizajt, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:

  • Pëlqimin Mjedisor Nr.3186-2/23 dt. 01.11.2023 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, dhe Konfirmimin mbi validitetin e Pëlqimit Mjedisor Nr.  9300-2/25 dt. 19.11.2025 të lëshuar nga MMPHI;
  • Vendimin Nr. 581 të datës 03.09.2025 për dhënien e pëlqimit në parcelën kadastrale P-72217082-02054-0 ZK Sojevë, të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit e Komunës së Ferizajt;
  • Vendimin për Lejimin e ndërtimit: Numri i vrojtimit: Nr. 04-351/01-0069519/25 të datës 10.09.2025, për “vendosjen e paneleve solare me kapacitet prej 9 MW, ZK Sojevë, të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Mjedisit e Komunës së Ferizajt;
  • Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 13057 dt. 03.10.2025 të lëshuar nga KEDS SH.A.;
  • Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
  • Deklaratën për shitjen e energjisë;
  • Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
  • Parakontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC);
  • Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar,
  • Plani i Biznesit; dhe
  • Plani Dinamik i Realizimit.

Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.

Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: v-qorrolli@hotmail.com, info@ero-ks.org ose LEGAL-LECENSING@ero-ks.org

Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.