HAPJA E PROCEDURËS SË RI-TENDERIMIT PËR ZGJEDHJEN E FURNIZUESIT TË MUNDËSISË SË FUNDIT
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) njofton të gjitha palët se ka shpallur Ri-tenderin për zgjedhjen e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit (FMF).
Ofrimi i shërbimit të furnizimit të garantuar me energji elektrike, sipas ligjeve në fuqi, duhet të ofrohet kur një furnizues me pakicë falimenton ose nuk është më i licencuar, ose kur një konsumator i parregulluar nuk ka arritur të ripërtërijë kontratën e tij ose të hyjë në një kontratë të re furnizimi. Sipas Ligjit për Energji Elektrike, furnizimi i garantuar është shërbim i kufizuar në një periudhë maksimale prej 60 ditësh dhe i nënshtrohet çmimeve të përcaktuara në përputhje me Rregullën dhe metodologjinë për Furnizuesin e mundësisë së Fundit.
Afatit për pranim të ofertave është në dosjen e tenderit deri me datë 17.12.2025, deri në ora 14:00
ZRRE do të bëjë hapjen publike të tenderit në adresën, Rr. Bekim Fehmiu (ish ndërtesa e Fazitës), kati 2, 10000 Prishtinë, Kosovë, me datë 17.12.2025, në ora 14:30.
Dosja e tenderit per furnizuesin e mundësisë së fundit
- Log in to post comments