NJOFTIM PUBLIK
Shoqëria „Anik Energy“ SH.P.K., me numër Unik Identifikues 811991802 me adresë: Rr. „Ibrahim Rugova“ pn, Grackë e Vjetër, Komuna e Lipjanit Republika e Kosovës, në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, me datë 20.08.2024 ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji (ZRRE) aplikacionin për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 5.5 MW ZK Grackë e vjetër, Komuna e Lipjanit, Republika e Kosovës.
Shoqëria „Anik Energy“ SH.P.K., për projektin solar me kapacitet të instaluar prej 5.5 MW ZK Grackë e vjetër, Komuna e Lipjanit, me rastin e aplikimit, ka dorëzuar në ZRRE dëshmitë për marrje të AUTORIZIMT siç janë:
- Pëlqimin Mjedisor Nr.334-2/24 dt. 11.06.2024 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
- Pëlqimin Nr. 12-320/01-35860 dt. 26.07.2024 dt. 01.09.2023 të lëshuar nga Drejtoria për Bujqësi e Komunës së Lipjanit.
- Aktvendimin për Kushte Ndërtimore Nr. 08-351/01-69883 dt. 25.01.2024 të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Lipjanit.
- Vendimin për Leje Ndërtimore Numri i vrojtimit të lejes: Nr. 8-351/01-21337të datës 01.08.2024 për “Ndërtimin e parkut të Energjisë Diellore me kapacitet prej 5.5 MW, ZK Grackë e vjetër, të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Lipjanit.
- Konkluzionin për Kompensimin –Shndërrimin e Tokës bujqësore në Tokë Ndërtimore 8 Nr. 351/01-21337 dt. 29.07.2024 të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim, Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit e Komunës së Lipjanit.
- Pëlqimin Nr. 0003247/24 dt. 23.02.2024 të lëshuar nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent.
- Vendimin nr. 3294 dt. 19.04.2024 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës.
- Kontratën për shfrytëzimin e bregut rrugor nr. 381 dt. 26.04.2024 e lëshuar nga Departamenti i Menaxhimit të Rrugëve MMPHI.
- Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 10326 dt.17.09.2023 të lëshuar nga KEDS SH.A.
- Informatën Teknike nr. 14571 dt. 09.10.2024 të lëshuar nga KEDS.
- Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
- Deklaratën për shitjen e energjisë;
- Deklarimet financiare;
- Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit
- Para-kontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim(EPC)
- Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar;
- Plani i Biznesit; dhe
- Plani Dinamik i Realizimit.
Aplikuesi ka dorëzuar edhe kërkesat administrative sipas aplikacionit dhe ka dorëzuar deklaratën që, energjia e prodhuar nga ky projekt do të shitet bazuar në çmimet e tregut.
Njoftohen të gjitha palët e interesuara që vërejtjet e tyre eventuale lidhur me këtë aplikacion, mund ti paraqesin në ZRRE brenda 8 (tetë) ditësh nga data e publikimit të këtij njoftimi në adresën elektronike: anikenergy.shpk@gmail.com dhe LEGAL-LECENSING@ero-ks.org
Qasja në dosjen e Aplikimit, për të cilat Aplikuesi ka lejuar qasje, mundësohet për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.
- Log in to post comments