KOMUNIKATË
Seanca II e Bordit të ZRRE në 2026
Më 27.02.2026, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e dytë (II) për vitin 2026.
Në këtë seancë, është shqyrtuar dhe aprovuar kërkesa për caktimin e Zyrtarit të Pajtueshmërisë të OSSH-së.
Janë aprovuar edhe kërkesat e subjekteve juridike MDYNAMIC SOLUTIONS sh.p.k dhe ESHA ENERGY sh.p.k - Projekti 1&2 për lëshimin e autorizimeve për gjenerim të energjisë nga burimet e ripërtëritshme si dhe është shqyrtuar dhe aprovuar aplikacioni i Matkos Group sh.p.k për aktivitetin e gjenerimit të energjisë elektrike, pas pranimit të Aktgjykimit të Gjykatës. Sa u përket kërkesave për marrjen e autorizimeve për vetë-konsum, janë aprovuar kërkesat e 30 (tridhjetë) personave fizik dhe 32 (tridhjetë e dy) subjekteve juridike, me kapacitet total prej 2464 kW.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe ankesat e konsumatorëve dhe çështje të tjera që lidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen elektronike të ZRRE-së www.ero-ks.org.
- Log in to post comments