Skip to main content
12.08.2024

KOMUNIKATË

Takim me instaluesit e sistemeve solare fotovoltaike

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur sot një takim me përfaqësuesit e instaluesve të sistemeve solare fotovoltaike (FV), ku janë diskutuar sfidat aktuale dhe janë shqyrtuar zgjidhjet e propozuara për të përmirësuar proceset që lidhen me gjenerimin e energjisë nga burimet e ripërtëritshme.

Në këtë takim, përfaqësuesit theksuan disa çështje kyçe, duke përfshirë vonesat në miratimin e projekteve, ndikimin e rregullores së re për kreditimin e tepricave të energjisë, problematikat që lidhen me lëshimin e pëlqimeve elektro-energjetike dhe unifikimin e procedurave për lëshimin e pëlqimeve komunale, si dhe çështje të tjera që ndikojnë në mbarëvajtjen e punëve të tyre. ZRRE shprehu qëndrimin e saj lidhur me secilën pike në veçanti dhe ofroi sqarimet përkatëse lidhur me mundësitë aktuale për të adresuar këto çështje në mënyrë efikase brenda kompetencave të saj.

ZRRE, në bashkëpunim me institucionet e tjera mbështetëse, do të vazhdojë të punojë ngushtë për të siguruar që politikat energjetike të jenë të harmonizuara me nevojat e investitorëve dhe konsumatorëve, duke kontribuar në një të ardhme më të qëndrueshme dhe të sigurtë energjetike për gjithë vendin.