Skip to main content
31.05.2024

KOMUNIKATË

Seanca e shtatë (VII) e Bordit të ZRRE

Më 31 maj 2024, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur seancën e tij të shtatë (VII) për këtë vit.

Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së pas shqyrtimit të kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë, vlerësimit dhe analizimit të gjendjes ekzistuese, me qëllim të arritjes së objektivave të Strategjisë së Energjisë, ka vendosur që të lejohet shfrytëzimi i procedurës së tenderimit për ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese për projektin specifik të erës prej 150 MW për përmbushjen e caqeve të energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme, në pajtim me Ligjin Nr. 04/L-045 për Partneritetin Publiko-Privat.

Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe  miratuar 116 kërkesa për dhënien e autorizimit për ndërtimin të paneleve solare për konsumatorët vetë-prodhues (prosumatorë) me gjithsej 1.9 MW.

Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë ankesat e konsumatorëve si dhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e  Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE-së do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE-së www.ero-ks.org.