Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), e përballur me presione dhe sulme të vazhdueshme nga akterë të ndryshëm, ka ndjekur një qasje të përmbajtur institucionale duke mos u përfshirë në debate politike, me qëllim ruajtjen e paanshmërisë. Pavarësisht kësaj, ZRRE ka siguruar në vazhdimësi komunikim të rregullt dhe transparent me mediat për informimin e publikut dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore për transparencë dhe llogaridhënie.