Seanca e dymbëdhjetë (XII) e Bordit të ZRRE Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në Seancën e tij të dymbëdhjetë (XII) me radhë për këtë vit, të mbajtur sot me 01 dhjetor 2023, ka shqyrtuar dhe miratuar të Hyrat e Lejuara Maksimale dhe Tarifat për Ngrohtoren e Qytetit Gjakova SH.A për sezonin ngrohës 2023/24. Në këtë seancë, Bordi ka miratuar kërkesën për licencimin e aktivitetit të Furnizimit me Shumicë (tregti) me Energji Elektrike të ndërmarrjes Yildirim Energy Europe Kosovo SH.P.K,.