Skip to main content
18.08.2025

Njoftim

ZRrE ka publikuar Koncept Dokumentin për Rregullën mbi Mekanizmin e Mbështetjes për Burimet e Ripërtërishme të Energjisë dhe fton të gjitha palët e interesit të japin komentet e tyre. Dokumenti, i përgatitur nga ZRrE dhe këshilltarët e saj me mbështetjen e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), paraqet parimet themelore për hartimin e rregullës dhe synon të sigurojë një proces të hapur dhe gjithëpërfshirës konsultimi publik. Komentet e marra gjatë kësaj faze do të shërbejnë për të përmirësuar dhe finalizuar draftin e rregullës.

Dokumenti përshkruan funksionet kryesore të Operatorit të Energjisë së Ripërtërishme (OER), i cili do të financohet përmes Fondit të Mbështetjes së Energjisë së Ripërtërishme (RES Fondi) nga Detyrimi për Energji të Ripërtëritshme. Në përputhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, KOSTT është caktuar të kryejë funksionet e OER nën licencën e Operatorit të Tregut, duke menaxhuar OER Fondin dhe duke shërbyer si palë kontraktuese për prodhuesit e energjisë së ripërtërishme. Dokumenti trajton gjithashtu mekanizmat e mbështetjes për Vet-Konsumatorët (Prosumatorët), menaxhimin e likuiditetit për të siguruar pagesa të qëndrueshme dhe të parashikueshme, si dhe procedurat për përcaktimin dhe rishikimin e OER.

ZRrE fton të gjitha palët e interesit, duke përfshirë prodhuesit e energjisë, furnizuesit, konsumatorët, organizatat e shoqërisë civile dhe institucionet publike, që të ofrojnë komentet e tyre deri më 5 shtator 2025 ne e-mal adresën info@ero-ks.org. Në linjë me praktikat e mëhershme, ZRrE do të hartojë Përgjigjet ndaj Komenteve dhe do t’i ftojë palët në një punëtori konsultuese. ZRrE falënderon palët e interesit për pjesëmarrje aktive në politikat e saj rregullative. Procesi konsultativ siguron që korniza rregullative të jetë transparente, financiarisht e qëndrueshme dhe në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.

 

 Koncept Dokumenti për Mekanizmin Mbështetës të Energjisë së Ripërtërishme

situs toto