Skip to main content
18.07.2025

ZRRE merr mbështetje nga BERZH për zhvillimin e mekanizmit të ri për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka siguruar mbështetje teknike nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) për zhvillimin e një mekanizmi të avancuar mbështetës për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE).

Kjo mbështetje vjen si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të ZRRE-së për të përmirësuar kuadrin rregullativ dhe për të nxitur investimet në teknologji të gjelbra dhe të qëndrueshme në sektorin energjetik. Bashkëpunimi i ngushtë me BERZH-in përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve institucionale dhe rritjes së transparencës në proceset rregullative.

ZRRE konsideron se ky mekanizëm do të luajë rol kyç në krijimin e kushteve më të favorshme për zhvillimin e tregut të energjisë nga burime të ripërtëritshme, në përputhje me objektivat strategjike të vendit dhe standardet evropiane.

Institucioni mbetet i përkushtuar që përmes këtij bashkëpunimi dhe përfshirjes aktive të të gjitha palëve të interesit, të sigurojë një qasje të drejtë, gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme në zhvillimin e sektorit të energjisë.

situs toto