Skip to main content
0404.2025

ZRRE nis takimet konsultuese me palët e interesit për shqyrtimin tarifor 2025

Sot, më 04.04.2025, ZRRE ka filluar fazën e takimeve me palët e interesit të cilat kanë dërguar komentet e tyre gjatë procesit të konsultimit publik për përshtatjet vjetore të të hyrave lejuara maksimale për operatorët e licencuar OSSH-KEDS, OST/OT-KOSTT dhe FSHU-KESCO.

Në këtë takim, të pranishëm ishin përfaqësuesit e Green Energy Kosova, Instituti për Politika Zhvillimore INDEP dhe Sindikata e Punëtorëve të KEDS-it. Ndërsa përfaqësuesit nga Let’s Do It Kosova (inicues të iniciativës #asnjëcentmëshumë), Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari, Shoqata e Industrisë së Qumështit e Kosovës SHIQP, dhe Development Group sh.p.k, nuk i janë përgjigjur ftesës për diskutim.

Palët e pranishme në takim janë informuar rreth mandatit të ZRRE-së dhe zhvillimit të procesit të shqyrtimit tarifor në mënyrë të pavarur sipas praktikave ndërkombëtare si dhe faktorët kryesorë që kanë ndikuar në propozimin e ZRRE-së për të Hyrat e Lejuara Maksimale për vitin 2025.

Komentet dhe rekomandimet e paraqitura nga pjesëmarrësit janë diskutuar në detaje, ndërsa stafi profesional i ZRRE-së ka ofruar sqarime për secilën çështje të ngritur.

ZRRE shpreh mirënjohjen për të gjitha palët e interesit me një theks të veçantë shoqërinë civile për kontributin e vazhdueshëm që kanë dhënë gjatë të gjitha proceseve kyçe që janë ndërmarrë nga ZRRE rreth zhvillimit të sektorit të energjisë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

situs toto