Skip to main content
06.20.2022

Njoftim!

Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka marrë pjesë në seminarin ‘Krijimi i mekanizmave dhe segmenteve të Tregut për Shkëmbim te Energjisë’ në Athinë në datat 15 – 17 qershor 2022, organizuar nga NARUC/USAID. Në këtë punëtori, si pjesë e iniciativës së Bashkimit të tregjeve të energjisë elektrike të Evropës Juglindore, ishin prezentë Rregullatorët e Energjisë të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Greqia me akterët kryesorë në sektorin e energjisë, që ishin pjesë aktive e bashkimit të tregjeve me vendet tjera të EU, ndanë përvojat dhe sfidat e tyre gjatë bashkimit të tregut me Italinë dhe Bullgarinë. Zt. Ymer Fejzullahu në fjalinë e tij hyrëse theksoi rëndësinë e integrimit te tregjeve dhe avantazhet e saj, përfitimet që vijnë për shfrytëzimin më të mirë të kapaciteteve gjeneruese, nxitjen e konkurrencës në tregjet e energjisë dhe rritjen ekonomike të vendeve pjesëmarrëse duke hapur rrugë edhe për tërheqjen e investimeve në sektorin privat. Kjo nismë nga NARUC ka për qëllim që të ofrojë mbështetje për vende juglindore të Evropës për zhvillimin e tregut mes tyre, bashkimin me tregun Evropian, rritjen e performancës së tregut të energjisë në rajon, rritjen e sigurisë së furnizimit, rritjen e likuiditetit, transparencës, efikasitetit dhe mirëqenies sociale.