Njoftim!
Ne date 15 shkurt 2022 u zhvillua një takim mes Kryesuesit të Bordit te ZRRE-së z. Fejzullahu dhe z. Oven
Udhëheqës i Projektit Aktiviteti për Energji të Qëndrueshme në Kosovë/i financuar nga USAID.
Ne takim u diskutua mbi ecurinë e zhvillimit të Rregullës që ka të bëjë me profilin e ngarkesës së konsumatorëve. Nga ana e Kryesuesit të ZRRE-së u bë një përshkrim i shkurtër i përmbajtjes së Rregullës dhe rëndësisë që kjo rregull ka në formatin dhe detajet e publikimit të informacionit të profilit të ngarkesës nga KEDS dhe KOSTT.
z. Oven i zotua në mbështetjen dhe përkrahjen e ZRRE-së në drejtim të harmonizimit të legjislacionit, funksionimin e tregut të energjisë, dhe praktikat me te mira në mbrojtje të konsumatorëve.
- Log in to post comments