Skip to main content
14.06.2023

Konsultim Publik_Plani i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes për Menaxhimin dhe Reduktimin e Humbjeve 2023

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), njofton të gjitha palët e interesuara se ka vendosur në konsultim publik draftin e Planit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes për Menaxhimin dhe Reduktimin e Humbjeve 2023.

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka përgatitur planin vjetor të humbjeve per vitin 2023 ashtu siç kërkohet me dispozitat e nenit 28, paragrafi 1.24 dhe 1.25 të Ligjit për Energjinë Elektrike si dhe nenit 14.2 të Licencës së OSSh-së.

ZRRE fton të gjithë të interesuarit që komentet e tyre rreth këtij dokumenti, ti paraqesin me shkrim, deri me 27 qershor 2023, në adresën info@ero-ks.org.  

Po ashtu komentet mund të dërgohen edhe në adresën postare të ZRRE-së:

Zyra e Rregullatorit për Energji
Departamenti për Treg të Energjisë
Rr. Bekim Fehmiu (Ish Ndërtesa e Fazitës), kati:2,

Prishtinë, 10 000 Kosovë.

 

Plani i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes për Menaxhimin dhe Reduktimin e Humbjeve 2023