Skip to main content
12.06.2024

KOMUNIKATË

Seanca e trembëdhjetë (XIII) e Bordit të ZRRE

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), në mbledhjen e tij të trembëdhjetë (XIII) për këtë vit, të mbajtur sot, me 06 dhjetor 2024, ka miratuar plotësim ndryshmet e rregullave dhe procedurave të tregtimit për ALPEX. Miratimi i plotësim ndryshimeve te këtyre rregullave është hapi përfundimtar në kornizën rregullative që nevojitet për të mundësuar tregun brenda së njëjtës ditë midis dy vendeve.

Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar dhe miratuar propozimin për miratimin e Çmimit Maksimal Klerues të Ankandit të Tregut Brenda së njëjtës Ditë, Çmimi Minimal Klerues i Ankandit të Tregut Brenda Ditës , Çmimi Maksimal i Urdhërporosive i Tregut te ankandeve Brenda Ditës dhe Çmimi Minimal i Urdhërporosive i Tregut të Ankandeve Brenda Ditës si dhe miratimin e Çmimit Maksimal Klerues të Ankandit të Tregut të Ditës në Avancë, Çmimi Minimal Klerues i Ankandit të Tregut të Ditës në Avancë, Çmimi Maksimal i Urdhërporosive i Tregut të Ditës në Avancë dhe Çmimi Minimal i Urdhërporosive i Tregut të Ditës në Avancë.

Në këtë seancë, Bordi pas shqyrtimit, ka miratuar përcaktimin e Njësisë Kohore të parë të Tregtimit për Tregun e Ankandeve brenda së njëjtës ditë të ALPEX SH.A.

Bordi poashtu ka shqyrtuar edhe nëntë (9) kërkesa për marrje të autorizimit për gjeneratorë për vetë-konsum për prodhimin e energjisë elektrike nga panelet solare/fotovoltaike, me kapacitet total prej 200kW.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero-ks.org.