KOMUNIKATË
Seanca e nëntë (IX) e Bordit të ZRRE në 2024
Sot, më 07 gusht 2024, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka mbajtur seancën e nëntë me radhë për ketë vit.
Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së shqyrtoi dhe mori vendime mbi:
- Miratimin e Procedurës së Rregullave të Tregut për Garancionin Financiar - me miratimin e kësaj procedure përcaktohet metodologjia e vlerës së garancionit financiarë para se një palë tregtare të mund të dorëzojë nominimet kontraktuale, nominimet fizike, ofertat për shitje dhe ofertat për blerje sipas rregullave të tregut.
- Miratimin e Procedurës së Rregullave të Tregut për Nominimet - me miratimin e kësaj procedure përcaktohen përgjegjësitë e palëve tregtare për të dorëzuar nominimet fizike ,nominimet kontraktuale, nominimet ndërkufitare, përgjegjësit e bursave të energjisë për të dorëzuar nominimet kontraktuale tek OT, metodat dhe efektet e dorëzimit.
- Miratimin e rivlerësimit të sasisë së kapaciteteve ndërkufitare Shqipëri- Kosovë për procesin e bashkimit të tregjeve.
- Miratimin e dhënies së autorizimit për dy projekte për ndërtim të kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhimin e energjisë me erë me kapacitet total prej 70MW Projekti Energjetik- Wind Park Zatriq 1 & 2.
- Miratimin e dhënies së autorizimit për 82 kërkesa për ndërtimin të paneleve solare për konsumatorët vetë- prodhues (prosumatorë) me gjithsej 1,584 kW.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë ankesat e konsumatorëve si dhe disa çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji.
Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE www.ero- ks.org .
- Log in to post comments